Reagojnë futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas konfliktit mes forcave izraelite dhe palestineze

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 13:34
Reagojnë futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas konfliktit mes forcave izraelite dhe palestineze

Disa prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës kanë reaguar pasi u përshkallëzua gjendja mes palestinezëve dhe Izraelit të hënën mbrëma. Nëntë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, të cilat u bënë si përgjigje ndaj raketave të grupeve palestineze mbi Izraelin.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në territorin bregdetar palestinez, pasi grupet militante në Gaza kishin gjuajtur me raketa në drejtim të Izraelit.

Paraprakisht, një sulm i policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa i lëndoi qindra palestinezë.

Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada, Valon Berisha e Besar Halimi janë disa prej futbollistëve që kanë reaguar në profilet e tyre në Instagram duke kërkuar liri për Palestinën.

(Kosova Sot Online )