Rrahmani titullar në “finalen” e radhës për Napolin

  • A.P /
  • 11 May 2021 - 20:07
Rrahmani titullar në “finalen” e radhës për Napolin

Napoli është duke luftuar që të mbetet në zonën Champions.

Sonte, nga ora 20:45, Napoli do të përballet me Udinesen në “finalen” e radhës në Serie A, derisa kanë mbetur edhe tri sfida deri në fund.

Amir Rrahmani e nis titullar këtë takim me shpresën që të bëjë një tjetër paraqitje pozitive.

Kjo do të jetë ndeshja e 14 në Serie A, e 18-ta në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)