Busquets e pranon debaklin e madh, Barcelona s’e ka pothuajse asnjë mundësi për ta fituar La Ligën

  • S.A /
  • 12 maj 2021 - 10:37
Busquets e pranon debaklin e madh, Barcelona s’e ka pothuajse asnjë mundësi për ta fituar La Ligën

Sergio Busquets e ka pranuar se Barcelona nuk e ka pothuajse asnjë mundësi më për ta fituar titullin në La Liga, pas barazimit dëshpërues 3:3 me Levanten të martën.

Barça e çoi dëm një epërsi të hershme prej dy golave dhe pastaj një epërsi tjetër prej një goli më vonë në udhëtim kundër Levantes, duke e marrë vetëm një pikë që nuk do t’i mjaftojë në garë për titull.

Ky barazim nënkupton se Barça ngel një pikë mbrapa liderit, Atletico Madrid, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Ronald Koemanit.

Edhe pse Barcelona i ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar këtë sezon, mesfushori spanjoll titulli mund të jetë i paarritshëm për shkak të lëshimeve që i bëri skuadra e tij së fundmi. “Liga ka marrë fund për ne praktikisht. Kanë mbetur vetëm pak pikë në lojë, varet se çfarë do të bëjnë rivalët tanë, por kanë mbetur shumë pak pikë”, tha Busquets.

“Ishte faji ynë. Ne lëshuam shumë pikë në ndeshjet e fundit për të qenë në gjendje të luftojmë për La Liga”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )