Ronaldo i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, bashkëlojtarët s’e duan më

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 12:52
Ronaldo i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, bashkëlojtarët s’e duan më

Cristiano Ronaldo ka mbetur plotësisht i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, pasi bashkëlojtarët e tij besojnë se klubi i ka thënë atij liri të tepruar, sipas mediave italiane. Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon dhe pritet të luajë titullar sonte kundër Sassuolos. Mbaron sezoni për Ibrahimovicin.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, marrëdhënia e tij me bashkëlojtarë nuk është më siç ka qenë pak muaj më parë. Shumë lojtarë të Juventusit besojnë se klubi po i jep shumë liri ish-yllit  të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.36-vjeçari nuk stërviti fare në ditën pas humbjes kundër Milanit, duke shkuar për vizitë te fabrika e Ferrarit në Maranello. Ai u shoqërua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, dhe nga kryetari dhe shefi ekzekutiv i Exor,John Elaknn. Ronaldo ka munguar disa herë të tjera në stërvitje këtë sezon për arsye të sponsorëve personal, prandaj shumë prej bashkëlojtarëve të tij besojnë se nuk është e drejtë që ai të trajtohet ndryshe nga të tjerët. Sipas mediave italiane, tri ndeshjet e ardhshme mund të jenë të fundit për Ronaldon në fanellën e Juves. 

(Kosova Sot Online )