Van Dijk e konfirmon mungesën në Euro 2020

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 14:16
Van Dijk e konfirmon mungesën në Euro 2020

Virgil van Dijk ka treguar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere, sepse dëshiron të përqendrohet në rifitimin e formës fizike me Liverpoolin. Mbrojtësi i Liverpoolit po e rimerr veten nga një lëndim i rëndë në gju që ia prishi këtë sezon në tetor dhe kishte mundësi të rikthehej për ta përfaqësuar si kapiten Holandën në evropiani ne shtyrë për këtë verë.

Në intervistën e tij të parë që prej atij lëndim, Van Dijk njoftoi se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Frank de Boer dhe se do të punojë në fazën e fundit të riaftësimit nga lëndimi.

“Ka qenë një rrugë shumë, shumë e gjatë. M’u desh t’i shkoja hap pas hapi. Gjëra po ecin mirë. Gjithçka ka përparuar mirë. Në fazën e fundit të riaftësimit tim, kam marrë vendimin që më është dashur ta merrja: Të përfshihem në Euro, po apo jo? Duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh, mendoj se fizikisht është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro por të futem në fazën e fundit të riaftësimit gjatë pushimit sezonal”, tha Van Dijk.

“Do të përqendrohem në përgatitjet parasezonale me klubin dhe ky është synimi real. Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer që do të mungojë në Euro dhe që nuk do ta udhëheq vendin tim atje, por kështu kanë qenë gjërat më duhet ta pranoj këtë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )