Qeveritë e kaluara i mbetën borxh shtetit, nuk e paditën Serbinë për krimet e luftës

Qeveritë e kaluara i mbetën borxh shtetit, nuk e paditën Serbinë për krimet e luftës
Qeveritë e kaluara i mbetën borxh shtetit, nuk e paditën Serbinë për krimet e luftës

Faik Krasniqi

  • 12 May 2021 - 10:09

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Analisti politik i ka kritikuar ashpër, të gjitha qeveritë e deritashme në Kosovë të cilat nuk e morën guximin dhe kurajën që të angazhojnë ekspert të së drejtës dhe të ngrenë padi ndërkombëtare kundër Serbisë për krimet e luftës. Ndonëse i vonuar paralajmërimi i Qeverisë Kurti ai e vlerëson si hap serioz, nëse arrin të realizohet.

Menjëherë pas përfundimit te luftës eshte dashur te paditet Serbia për gjenocid. Faktet janë të gjalla për krimet që kanë bërë. Por asnjë qeveri e mëhershme nuk e ka bërë një gjë të tillë, edhe pse kanë premtuar se do ta bëjnë një gjë të tillë. Arsyen pse nuk e kanë bërë, kurrë nuk e kanë dhënë. Kryeministri Kurti tha që do e bëjë një gjë të tillë. Uroj të ndodh dhe të përgatitet dhe konsultohet mirë me ekspertë juridik ndërkombëtare para se të behet padia!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".