Talenti kosovar shënon golin e parë për Schalken

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 19:14
 Talenti kosovar shënon golin e parë për Schalken

Blendi Idrizi ka shënuar golin e parë për ekipin e Schalkes 04 në ndeshjen e xhiros së 33-të në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurtit.

Ai shënoi në minutën e 52-të pas asistimit të bukur nga Huntelaar.

Xhiron e kaluar, Idrizi bëri debutimin me ekipin e parë të Schalkes.

Në fund, Schalke triumfoi 4:3, megjithatë këto ndeshje janë sa për statistika pasi tashmë ata janë larguar nga Bundesliga dhe sezonin tjetër do të garojnë në një rang më poshtë.

(Kosova Sot Online)