
Atletico Madridi sot mund të shpallet kampion i La Ligas

Xhiroja e parafundit në La Liga zhvillohet sot. Veçanti e kësaj xhiroje është që të gjitha ndeshjet luhen në orarin e njëjtë, nga ora 18:30.
Lideri i klasifikimit, Atletico Madrid mund të shpallet kampion qysh në këtë xhiro.
Ekipi i Diego Simeones duhet të fitojë ndaj Osasunës, kurse Real Madridi të barazojë ose të mposhtet nga Athletic Bilbao.
(Kosova Sot Online)