Brighton mposht kampionin e Premier Ligës

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 22:09
Brighton mposht kampionin e Premier Ligës

Brighton & Hove Albion ka mposhtur me përmbysje Manchester City 3-2. City shënoi dy golat e parë. Gundogan (‘2) dhe Foden (’48) shënuan për City. Brighton shënuan mandej tre gola me Trossard (50), Webster (’72) dhe Burn (’76). Kujtojmë se City luajti me 10 lojtarë nga minuta e 10 pasi që Cancelo u ndëshkua me karton të kuq

Brighton ka fituar me përmbytje kundër kampionit të ri të Premier Ligës, Manchester City.

Megjithatë, City në këtë ndeshje luajti për më shumë se 80 minuta pa një lojtar pasi që Cancelo u ndëshkua me karton të kuq.

Kampionët e filluan shumë mirë këtë ndeshje pasi që arritën të shënojnë gol që në minutën e dytë te ndeshjes ku Gundogan shënon me kokë pas një krosimi të bukur të Mahrez.

Por, derisa ndeshja ishte duke shkuar mirë për City, në minutën e 10-të Cancelo do të ndëshkohet me karton të kuq.

Kjo pas një ndërhyrje të keqe të tij e ku gjyqtari e ndëshkoi me të kuq pas rishikimit të VAR.

Pjesa e parë do të përfundonte kështu me epërsinë e lehtë të City.

Kampionët do të shënonin edhe njëherë me të filluar pjesa e dytë ku në minutën e 48-të Foden do të shënonte gol.

Por pas golit do të aktivizohet Brighton.

Fillimisht, pas dy minutave rezultatin do ta ngushtonte Trossard.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 72-të ku do të shënonte me kokë Webster pas krosimit të Gross.

Katër minuta më vonë gol do të shënonte edhe Daniel Burn, po ashtu me kokë për ta përmbysur kështu rezultatin.

Kjo fitore nuk i hynë asgjë në punë Brightonit por nuk i shkakton kokëçarje as Cityt pasi që të dy skuadrat i kanë arrit objektivat e tyre që i kanë vënë në fillim të sezonit.

Nga minuta e 65 në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri po që nuk pati ndonjë impakt në të.

Manchester City ka synuar titullin kampion që tashmë e ka fituar, kurse Brighton është ngritur në vendin e 15 edhe pse e ka siguruar mbijetesën në Premier Ligë tri javë më parë.

(Kosova Sot Online)