Oaktree ne bisedime për blerjen e Interit

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 23:54
Oaktree ne bisedime për blerjen e Interit

Raportohet se Interi është rrugës për ta përfunduar një marrëveshje financiare me Oaktree, pasi që janë takuar me menaxherët e rinj të kompanisë

Zikaltrit kanë qenë në negociata gjatë kësaj kohe me disa fondacione dhe Oaktree tani ka marrë Bain Capital.

Sipas Calcio e Finanza, ka pasur disa shenja që Interi janë duke vepruar shumë shpejt në këtë aspekt në ditët që do të vinë.

Të dhënat janë prezantuar nga Silvana Fernandez Retortillo dhe Qian Zhao si menaxher të ri të bordit Great Horizon.

Chen Yan prezanton Suning, që konsiderohet si administrator të klasit A të ekipit.

Great Horizon është kompania që e ka në pronësi Interin, me bazë në Luksemburg dhe drejtohet nga kompania kineze Suning.


(Kosova Sot Online)