Wilderi shantazhon keq, i kërkon 20 milionë dollarë për ta lejuar zhvillimin e luftës Fury-Joshua

  • S.A /
  • 19 maj 2021 - 09:29
Wilderi  shantazhon keq, i kërkon 20 milionë dollarë për ta lejuar zhvillimin e luftës Fury-Joshua

Tyson Fury ka thënë se nuk pret që të përballet me Anthony Joshuan në meçin e tij të radhës, pasi Deontay Wilder i ka kërkuar 20 milionë euro për t’u tërhequr dhe për ta lejuar zhvillimin e asaj lufte.

Fury dhe Joshua ranë dakord për luftën e shumëpritur në gusht.

Por ekipi i Wilderit iu drejtuar gjykatës, e cila vendosi se ai kishte të drejtë kontraktuale për t’u përballur me Furyn për herë të tretë deri më 15 shtator.

Fury ka thënë: “Wilderi i kërkoi 20 milionë dollarë për t’u tërhequr. Duket se më duhet t’ia thyej turinjtë përsëri”.

Fury e postoi këtë mesazh në Instagram mbi një video ku Wilderi shihet duke stërvitur me trajnerin Malik Scott.

Scott reagoi më vonë duke theksuar: “Wilderi nuk është i interesuar për t’u tërhequr për para”.

“Ai dëshiron gjak dhe jo para për t’u tërhequr”, shtoi ai.

Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e mposhtur Wilderin në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim.

Ata duhej të luftonin për herë të tretë por vonesat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 e nxitën Furyn të kërkojë kundërshtar tjetër.

Por pasi vonesat e shkaktuara nga pandemia bënë që trilogjia e korrikut të 2020-es të shtyhej, ekipi i Wilderit kërkoi që meçi të zhvendosej në vitin 2021.

Fury e refuzoi këtë dhe tha se do kërkonte kundërshtar tjetër. Wilderi e çoi çështjen në gjykatë, e cila ia mbajti anën amerikanit dhe i dha afat Furyt deri më 15 shtator për meçin e tretë.

(Kosova Sot Online )