
Lexoni edhe:
Qasja ndaj krimit të organizuar lë shumë për të dëshiruar
Harry Kane e ka ndarë mendjen se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën në të ardhmen, pasi e kërkoi largimin nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni.
Sulmuesi i Anglisë Kane i njoftoi Tottenhamin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, në kërkim të trofeve ekipor që i kanë munguar me klubin londinez. Ndër klubet më të interesuara për të janë Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.
Qasja ndaj krimit të organizuar lë shumë për të dëshiruar
Lexoni edhe:
Por sipas mediave në Angli, Kane e parapëlqen më shumë skuadrën e Pep Guardiolës sesa Unitedin apo Chelsean.
The Times raporton se Kane është adhurues i Guardiolës dhe dëshira e tij është të luajë nën urdhrat e spanjollit në City.
Për më tepër dhe duke qenë se synimi i Kane është fitimi i trofeve, City është klubi më ideal që ai t’i arrijë synimet e tij në të ardhmen.
City është në treg për një sulmues, pasi Sergio Aguero do të largohet nga Etihadi këtë verë.
(Kosova Sot Online )