Treni i fundit për Juventusin që ta fitojë një trofe këtë sezon kundër Atalantas

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 20:17
Treni i fundit për Juventusin që ta fitojë një trofe këtë sezon kundër Atalantas

Juventusi luan sonte në finale të Kupës së Italisë kundër skuadrës së Atalantas, në trenin e fundit që ta sigurojë një trofe këtë sezon

Sonte në stadiumin Mapei të Sassulos pritet që të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë në mes të Atalantës dhe Juventusit.

Kjo do të jetë  treni i fundit i Juventusit për ta siguruar një trofe këtë sezon.

Deri me tani, Juventusi ka humbur Scudetton dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve më herët sesa është pritur.

Në anën tjetër, përballë ata do ta kenë skuadrën simpatike të Atalantas të cilët bëjnë futbollin më të mirë për sy në Itali.

Në sulmin e Juventusit ka startuar Kulusevski dhe Ronaldo, ndërkaq për Atalantën Malinovskyi dhe Duvan Zapata. 

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Duvan Zapata

Juventus: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo

(Kosova Sot Online)