PSG mposht Monacon dhe fiton Kupën e Francës

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 23:51
PSG mposht Monacon dhe fiton Kupën e Francës

PSG ka stolisur vitrinën e tyre edhe me një trofe pasi që ka mposhtur AS Monacon me rezultat 0-2. Golat për Paris Saint-Germain i shënuan Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe. PSG mund të kurorëzohet kampion i Francës në vikend nëse Lille humbet kundër Angers më 23 maj në Ligue 1

Paris Saint-Germain nuk e ka humbur mundësinë dhe e ka mundur në Kupën e Francës skuadrën e AS Monacos me rezultat 0-2. Ndeshja filloi shumë e baraspeshuar me AS Monaco që i pati rastet e para për të shënuar në këtë ndeshje

Megjithatë, PSG fillon ta kontrollon ndeshjen nga minuta e 10 derisa në minutën e 19 vjen deri të goli i parë. Kylian Mbappe gjeti në zonë për mrekulli ish sulmuesin e Interit, Mauro Icardi i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte golin e parë. Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë AS Monaco insistonte të vinte të goli i barazimit derisa PSG vazhdonte të dilte para me anë të kundërzbritjeve. E kjo ju shpërblye kampionëve në fuqi të Francës, pasi që në minutën e 81-të pas një kundërsulmi të shpejtë të tyre, Di Maria gjen për mrekulli Mbappen në zonë e ku ky i fundit shënon një gol të bukur që ia sjell edhe Kupën e Francës, PSG-së.

PSG mund ta ngrit edhe një trofe të dielën, atë të kampionit të Francës, në rast se Lille humbet në ndeshjen e fundit në Ligue 1 që e zhvillon kundër Angers. PSG në xhiron e fundit në Ligue 1 do të luanë kundër Brest si mysafirë.


(Kosova Sot Online)