I munguan 20 lojtarë me COVID-19, mesfushori bëri portierin, por River Plate fitoi në fund

  • S.A /
  • 20 May 2021 - 10:29
I munguan 20 lojtarë me COVID-19, mesfushori bëri portierin, por River Plate fitoi në fund

Skuadra argjentinase e River Plate siguroi një fitore të jashtëzakonshme 2-1 në “Copa Libertadores” ndaj Sante Fe të Kolumbisë, pavarësisht se luajti të gjithë ndeshjen me një lojtar jashtë rolit në portë dhe nuk kishte asnjë zëvendësues. Skuadra e River ishte shkatërruar nga një shpërthim i Covid-19, me 20 lojtarë të testuar pozitivisht. Pra, i la argjentinasit me një 11-she halli për ndeshjen e fazës së grupeve.

Katër portierë ishin midis të infektuarve, teksa kërkesa për të regjistruar portierët e pestë dhe të gjashtë u refuzua nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

Mesfushori veteran, Enzo Perez, i cili po rikuperohej nga një dëmtim, luajti në portë, pas një ekipi të papërvojë, por rrallë u shqetësua nga Santa Fe. Fabrizio Angileri e çoi River në epërsi, pas vetëm 3 minutash, ndërsa Julian Alvarez dyfishoi shifrat 3 minuta më vonë.

Kelvin Osorio prishi “rekordin” e Perez për ta mbajtur portën të pastër, kur kronometri shënonte minutën e 73-të të lojës. Sidoqoftë, Santa Fe nuk barazoi dot, por aktivizoi 15-vjeçarin Hollman McCormick më vonë. River Plate kapi kreun e Grupit D, me 9 pikë nga 5 ndeshje.

(Kosova Sot Online )