Ronaldo në gjumë me Kupën: Të gjitha reagimet e lojtarëve të Juves pas fitimit të Kupa Italia

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 17:32
Ronaldo në gjumë me Kupën: Të gjitha reagimet e lojtarëve të Juves pas fitimit të Kupa Italia

Juventusi ka fituar Kupën e Italisë për herë të 14 me radhë kundër Atalantas të mërkurën, e pas kësaj kanë ardhur reagimet e tyre në rrjetet sociale

Bardhezinjtë ia shkatërruar ëndrrën Atalantas që ta fitojnë trofeun e tyre të parë që prej vitit 1963, e ku Dejan Kulusevski shkëlqeu në këtë takim të Zonjës së Vjetër.

Ruslan Malinovskiy shënoi golin e Atalantas, por Kulusevski shënoi një dhe asistoi një tjetër për Federico Chiesa për ta fituar finalen në stadiumin Mapei.

Pas ndeshjes, Andrea Pirlo i çliruar tha se e konfirmon vetën si trajner i Juventusit edhe për një sezon kurse Cristiano Ronaldo ra në gjumë me trofeun mbrëmë.

Gianluigi Buffon festoi kupën bashkë me Federicon dhe babain e tij Enrico Chiesa, derisa ish kapiteni i Romës Francesco Totti tha se ai nuk “ishte fyer nga fansat e Juventusit”.

(Kosova Sot Online)