Oxlade-Chamberlain mund të largohet nga Liverpool

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 20:53
Oxlade-Chamberlain mund të largohet nga Liverpool

Mesfushorë anglez e ka pasur të vështirë të luajë vazhdimisht këtë sezon, por ai mbetet i lumtur në Anfield

Alex Oxlade-Chamberlain nuk është në gjendje që të shpjegojë pse ai është neglizhuar kaq shpesh nga Liverpool kohëve të fundit, por ai mbetet i lumtur në Anfield edhe pse e ardhmja e tij është në dyshim.

Anglezi ka pasur një sërë lëndimesh pasi që kaloi në Merseyside nga Arsenali më 2017.

Ai ka pasur deri me tani 103 paraqitje për Reds, ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve dshe Premier Ligës, por deri me tani ka arritur të luajë vetëm 16 ndeshje me thashethemet që thonë se lojtari 27 vjeçar mund të largohet këtë verë.

Çfarë tha ai?

 “Ndihem shumë mirë për momentin, por nuk i di arsyet se pse kam pasur kaq pak mundësi paraqitje”, ka diskutuar situatën e tij Oxlade-Chamberlain për LFC TV pasi regjistroi golin e tij të parë në fitoren 3-0 kundër Burnleyt mbrëmë.

“Ndonjëherë edhe kjo është pjesë e futbollit, nuk është ajo që ju do ta pëlqenit”.

“E kam goditur vetveten, duke u përpjekur për ta shtyrë vetën dhe bërë pyetje, por ndonjëherë nuk shkon ashtu si dëshironi ju”.

“Kryesore është që të fokusohem. Jam absolutisht i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe luaj për këtë klub dhe kjo është ajo që dua ta bëj”. 

(Kosova Sot Online)