Ranieri do të largohet nga Sampdoria në fund të sezonit

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 13:28
Ranieri do të largohet nga Sampdoria në fund të sezonit

Claudio Ranieri do të largohet nga Sampdoria në fund të sezonit 2020/21.

Sampdoria gjendet në vendin e nëntë në Serie A me 49 pikë një xhiro para fundit.

Trajneri italian ishte në stolin e Sampdorias për dy sezone.

Para Sampdorias, ai me sukses e udhëhoqi Leicesterin drejt triumfit në Premierligë në sezonin 2015/16 duke befasuar të gjithë. 

(Kosova Sot Online )