Rodgers në radar të Spurs

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 20:51
Rodgers në radar të Spurs

Bosi i “dhelprave” mund ta marrë një ofertë që do ta tundojë

Tottenhami do të përpiqet që ta emërojë Brenda Rodgers si menaxher të ri të tyre nëse Leicester nuk arrin që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, shkruan The Sun

Spurs janë duke kërkuar menaxher të ri pasi u ndanë me Jose Mourinho, derisa trajneri i përkohshëm, Ryan Mason nuk shihet si një trajner ideal që do ta bënte këtë skuadër që të fitojë ndonjë trofe pas një dekade.

Rodgers, në anën tjetër, i ka udhëhequr “Dhelprat” për ta fituar triumfin në FA në fillim të këtij muaji, por skuadra e tij më shumë gjasë do ta humbet top 4 përsëri, duke bërë që Tottenham ta shfrytëzojë këtë dhe ta marrë Rodgers si trajner të tyre. 

(Kosova Sot Online)