Trajneri i Bolognas tallet me Juventusin: Pashë ëndërr që atyre iu akordua penallti kur rezultati ishte 0:0

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 13:05
Trajneri i Bolognas tallet me Juventusin: Pashë ëndërr që atyre iu akordua penallti kur rezultati ishte 0:0

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic e parashikoi saktë gjyqtarin për ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Juventusit, ndërsa tash bëri shaka duke thënë se e ka pare ëndërr që Juventusi do të fitojë penallti kur të jetë rezultati 0:0.

Përderisa rezultati nuk do të thotë asgjë për Bolognan, mund të jetë vendimtare për “Zonjën e Vjetër”, që u nevojitet një fitore dhe Milani ose Napoli të gabojnë në ndeshjet e tyre.

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic bëri shaka duke thënë se ëndërroi që Juventusit do t’i akordohej një penallti përderisa rezultati ishte 0:0.

“E dini, dje shkova për një kontroll në spital dhe ata u detyruan të më vinin në gjumë. Ata më zgjuan në momentin e saktë në ëndrrën time që Paulo Dybala po ekzekutonte një penallti për Juventusin dhe rezultati ishte 0-0. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Pyes veten nëse do të thotë diçka kjo” – tha trajneri serb.

(Kosova Sot Online )