Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 11:52
Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

Karateisti kosovar, Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci në luftë për të bronztën mposhti karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.

Ai garoi në kategorinë +84 kilogramë.

Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në konkurrencën e femrave.

Vashat kosovare shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.

(Kosova Sot Online )