Lexoni edhe:
Ndryshon situata, Napoli i ofron rinovimin Hysajt
RAI Sport dhe Radio Kiss Kiss raportojnë se Max Allegri është i gatshëm të pranojë ofertën e Napolit. Por, kjo mund të ndodh vetëm nëse Real Madridi e konfirmon se nuk ka interes për trajnerin italian.
Gennaro Gattuso mund ta sigurojë një vend në Champions League nesër, por raportet e tij me presidentin Aurelio De Laurentiis kanë qenë shumë të tensionuara për disa muaj tashmë dhe vështirë se mund të përmirësohen.
Ndryshon situata, Napoli i ofron rinovimin Hysajt Lexoni edhe:
Në vend të kësaj, De Laurentiis po synon ta sjellë në stol njԥ trajner me prestigj më të madh për edicionin e ardhshëm. Allegri është opsioni i tij i parë dhe RAI Sport dhe Radio Kiss Kiss raportojnë se ish-trajneri i Juventusit ka pranuar me pagesën. E vetmja gjë që po e mban pezull procesin është Real Madridi.
Allegri po pret sinjale nga klubi madrilen. Nëse ata nuk janë të interesuar, ai është i gatshëm ta pranojë ofertën e Napolit. Si alternativë nëse dështon Allegri është Luciano Spalleti që mund ta marrë drejtimin e Napolit.
(Kosova Sot Online )