Bahtiri pranë “ndarjes” me Arbërinë, disa klube të Superligës të interesuara për të

  • S.A /
  • 25 May 2021 - 16:51
Bahtiri pranë “ndarjes” me Arbërinë, disa klube të Superligës të interesuara për të

Që nga riformimi në vitin 2016 i qëndroi pranë Arbërisë. Madje e shënoi golin e parë  të Arbërisë në Superligë duke dëshmuar vlerat e tij dhe dashurinë që kishte për klubin. Por, duket se Kreshnik Bahtiri do t’i ndajë rrugët me klubin nga Dobraja e Madhe e Lipjanit. Bahtiri ishte shtylla e klubit lipjanas që nga riformimi e deri në debutimin e tyre në Superligë.

Pas pesë viteve, Bahtiri po shikon mundësitë tjera për ta vazhduar karrierën, teksa kontrata i përfundon këtë verë. Media merr vesh se ka disa klube të interesuara për Bahtirin, i cili do të largohet nga Arbëria këtë verë. 

Ai gjatë sezonit 2020/21 luajti 30 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe dhuroi katër asiste.

(Kosova Sot Online )