Suarez shpreson që Messi mos të largohet nga Barcelona

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 20:10
Suarez shpreson që Messi mos të largohet nga Barcelona

Sulmuesi i Atletico Madridit dëshiron që ish shoku i tij i skuadrës të vazhdojë të rrijë në skuadrën e re, me argjentinasin të cilit pritet t’i skadojë kontrata në fund të muajit të ardhshëm

Luis Suarez shpreson që ta sheh përsëri Lionel Messi në Barcelonë, por ish sulmuesi i Blaugranas ka thënë se ai nuk ka ndonjë informata kur është në pyetje kontrata e tij e re me klubin nga Camp Nou.

Për momentin, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon me kontratën që e ka me klubin katalunas derisa ajo pritet t’i skadojë në fund të muajit të ardhshëm. Është përfolur një kontratë të re, por ende nuk është nënshkruar diçka dhe ylli i tanishëm i Atletico Madridit, Suarez është njëri nga ata që shpreson që më i madhi i të gjitha kohërave ta vazhdojë me klubin e njëjtë.

Suarez, i cili kaloi gjashtë vite të paharrueshme me Messi në Barça, i ka thënë “El Partidazo de COPE” atë çfarë mendon ai dhe se ikona argjentinase nuk do të ndërrojë ambient. “Si një shok dhe tifozë do të isha i lumtur, do të dëshiroja dhe do të ja rekomandoja që ai të vazhdojë me Barcelonën. A me ka thënë ai nëse do të qëndrojë apo jo? Ende jo”.

Goal kishte raportuar që 33 vjeçari nuk do të merrte vendim për të ardhmen e tij deri në këtë verë. Trofeu “Kupa e mbretit” është ngritur që nga ai gjatë kësaj kohe, por titulli i La Ligas kaloi të Suarez. Ende duhet pritur për Messi, pasi që fillimisht duhet zgjedhur e ardhmja e Ronald Koeman si trajner por edhe me atë se kush do të transferohet në skuadër.

Kush mund të vije në Barçë gjatë verës

Një ndër ata që më së shumti po spekulohet se do të vijnë në Camp Nou është miku i Messit, Sergio Aguero. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka treguar që një kalim i tij në Spanjë është i mundshëm pasi që atij t’i skadon kontrata dhe do të jetë i lirë në verë. Prezenca e Agueros mund ta bind atë të qëndrojë pasi që është mik më të.

Suarez beson që Barça do të këtë një sulm më të fuqishëm me argjentinasin përpara, derisa nuk befasohet pse Blaugrana po kërkon një sulmues me përvojë pasi që u nda nga ai në verën e 2020-të. “Tani aty ka një bord të ri të drejtorëve, njerëz të tjerë që janë duke kërkuar për lojtarë kualitativ”, ka shtuar 34 vjeçari kur është pyetur për kualitet.

(Kosova Sot Online)