“Nuk besoj që Mane do të largohet”

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 23:16
“Nuk besoj që Mane do të largohet”

Ish mesfushori i Reds, Jason McAtter, beson që sulmuesi senegalez ka treguar ndonjëherë frustrim në skuadër por ai do të jetë aty edhe në sezonin 2021-22

Sadio Mane do të jetë jashtë ndonjë liste për largim nga Liverpooli, thotë Jason McAteer, me ish mesfushorin e Reds që pret që senegalezi të qëndrojë, pavarësisht se ka pasur thashetheme që ai mund të largohet nga Anfield.

Ka pasur thashetheme për ndryshime në fazën e sulmit në Merseyside, me një konsensus të tërë që besojnë se Jurgen Klopp ka nevojë për të përmirësuar sulmin me lojtarë të rinj, 

“Nuk mendoj që Sadio do të largohet, ka qenë një kohë e vështirë për të, ai e ka pranuar se për momentin po vuan për ta gjetur formën”, ka thënë McAteer duke folur për FreeSuperTips për ndonjë transfer të kaluar. “Kur shikoni pesë sezonet e fundit në Liverpool  dhe Senegal, ai ka luajtur jashtëzakonisht një futboll kreativ”.

“Ai e urren zëvendësimin, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje, ai udhëton botën kur luan me skuadrën e tij Kombëtare. Do të vijë forma, me Liverpoolin që shumicën e vikendeve ka luajtur me skuadrën më të mirë dhe Sadio Mane ka qenë gjithmonë aty”. 

(Kosova Sot Online)