Muriqi vendos të largohet nga Lazio, takohet me drejtuesit e Fenerbahçes

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 23:51
Muriqi vendos të largohet nga Lazio, takohet me drejtuesit e Fenerbahçes

Aventurës së Vedat Muriqit në Lazio duket se po i vjen gjithnjë e më shumë fundi

Sulmuesi kosovar duket se ka vendosur vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni tepër të dobët në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola – një në ligë dhe një në kupë. Ai nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë skuadër edhe pse gjatë gjithë vitit e kanë përcjell lëndime por edhe infektimi me Covid-19.

Sipas mediumit AAG Sports, që është shumë i afërt me Fenerbahçe, Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij ia ka konfirmuar edhe drejtuesve të Lazios.

“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”, shkruan ndër të tjera këtë.

Sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovarë ose ta riblejë derisa nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan. Kujtojmë që për të ka shprehur edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes.


(Kosova Sot Online)