Cristiano blen shtëpi 7.3 milionë euro në Lisbonë

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 12:45
Cristiano blen shtëpi 7.3 milionë euro në Lisbonë

Cristiano dhe Georgina ia kanë bërë sefte në shtëpinë e tyre të re luksoze prej 7.3 milionësh në Lisbonë.

Me mbarimin e sezonit dhe të ardhmen e tij në ajër, Cristiano Ronaldo ka filluar disa ditë pushimesh para se të përqendrohet plotësisht në Euro me Portugalinë.

Sulmuesi ka zgjedhur të kthehet në vendin e tij të lindjes për të shijuar disa ditë pushimi, dhe me këtë rast ata do të shkelin për herë të parë në shtëpinë e tyre të re; më e shtrenjta në të gjithë Portugalinë me një vlerë prej 7,3 milionë euro. Kjo rrit edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e CR7.

Ditë më parë, nëna e lojtarit, tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta bindë 36-vjeçarin që të rikthehet në klubin ku filloi gjithçka, Sporting Lisbonë.

Edhe CR7 dha një mesazh enigmatik me të përfunduar sezoni në Itali dhe kjo do të jetë një verë e gjatë për portugezin, që raportohet se do ta donin të mbyllte karrierën edhe te Manchester United.

(Kosova Sot Online )