Icardin e duan tri klube në Itali

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 13:48
Icardin e duan tri klube në Itali

Mauro Icardi mund të ndërrojë sërish skuadër. Sulmuesi argjentinas nuk e ka gjetur veten te Paris Saint Germain dhe ka zëra se mund të rikthehet në Serie A. Sipas “Calcio Mercato”, Juventusi, Milani dhe AS Roma janë të interesuara për sulmuesin e PSG-së. Çmimi i Icardit sillet diku rreth 40 milionë euro.

Icardi ka bërë vetëm 20 paraqitje në Ligue 1 për PSG-në sezonin që lamë pas, për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Për dy sezone në Francë, ai ka bërë 61 paraqitje, ka shënuar 33 gola.

(Kosova Sot Online )