Pasi UEFA konfirmoi hetimet, Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi vinë me komunikatë të përbashkët

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 19:54
Pasi UEFA konfirmoi hetimet, Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi vinë me komunikatë të përbashkët

Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi konfirmojnë përkushtimin e tyre për ta modernizuar futbollin dhe janë të hapur për të dialoguar me UEFAnë, por nuk do të tërhiqen nga ideja për reformimin e Super Ligës  

Pasi që dje UEFA ka konfirmuar hetimet kundrejt Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit sot kanë reaguar klubet në fjalë ku në njëfarë kanë refuzuar të pendohen për krijimin e ligës.

“FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi dëshirojnë që të shprehin refuzimin e tyre absolut për detyrimin të detyrimit dhe insistimit të UEFA-së kundrejt tri institucioneve më relevante në historinë e futbollit. Ky qëndrim alarmues përbën një shkelje flagrante të vendimeve dhe gjykatave të arbitrazhit sportiv, të cilat tashmë janë bërë të qarta e që paralajmërojnë UEFAn  që të përmbahet në marrjen e ndonjë vendimi që dënon klubet themeluese të Super Ligës derisa procedurat ligjore janë duke vazhduar”, thuhet në fillim të deklaratës.

“Kështu, hapja e procedurave disiplinore nga UEFA është e pakuptueshme dhe një sulm direkt ndal ligjit, kështu që ne, qytetarët e Bashkimit Europian, e kemi ndërtuar atë në mënyrë demokratike, kështu që ky vendim përbën një mungesë respekti kundrejt autoritetit dhe vetvetiu gjykatave”.

“Nga fillimi, Superliga është promovuar me qëllim të përmirësimit të gjendjes në futbollin europian, përmes një dialogu të përhershëm me UEFAnë, me qëllimin që të rritet interesimi për këtë sport dhe t’i ofrohet fansave mundësia më e mirë për ta. Kjo objektivë duhet të arritur në korniza të qëndrueshmërisë dhe solidaritetit, veçanërisht në këtë situatë të pasigurt ekonomike që po përjetojnë shumica e klubeve në Europë”.

“Në vend të eksplorimit të mënyrave të modernizimit të futbollit përmes dialogut të hapur, UEFA pret nga ne që të tërheqim procedurat gjyqësore në vazhdim duke vënë në pyetje monopolin e tyre në futbollin europian. Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi, të gjitha klube më shumë se një shekull, nuk do ta pranon në asnjë formë këtë presion të patolerueshëm, derisa ata dëshirojnë që të debatojnë, respektivisht të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje që futbolli ka nevojë për momentin. Ose ne e reforomojmë futbollin ose do të shohim rënie të vazhdueshme të tij”, thuhet në këtë komunikatë për shtyp të tri klubeve europiane. 


(Kosova Sot Online)