Conte largohet nga Interi pasi ia fitoi Serien A

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 19:57
Conte largohet nga Interi pasi ia fitoi Serien A

51 vjeçari është larguar nga zikaltrit pasi që përfundoi dominimin për një dekadë të Juventusit, duke fituar Scudetton në vitin e tij të dytë në drejtim të skuadrës

Antonio Conte do të largohet nga Interi pasi që udhëhoqi skuadrën e Milanit drejt titullit në Serie A, derisa ai do ta përmbyll aventurën e tij dy vjeçare në San Siro. 51 vjeçari edhe më parë ka fituar titullin në Itali edhe me Juventusin si dhe me Chelsea ishte kurorëzuar kampion në Premier Ligë, derisa udhëhoqi zikaltërit për ta fituar titullin kombëtar pas një dekade.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë që është arritur një marrëveshje që Antonio Contes ti shkëputet kontrata me mirëkuptim të dyanshëm. Klubi dëshiron që ta falënderoj Antonion për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, e që kulmoi me fitimin e titullit të 19 në Serie A. Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë’, thuhet në komunikatën e klubit.

(Kosova Sot Online)