Finalja e Europa Ligës vendoset në vazhdime

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 23:00
Finalja e Europa Ligës vendoset në vazhdime

Finalja e Europa Ligës Villarreal – Manchester United do të vendoset pas vazhdimeve pasi që koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta që të përcaktohet fituesi i Europa Ligës për këtë sezon, për shkak se rezultati ka përfunduar i barabartë 1-1.

Ishte një finale tepër dinamike me Villarreal që ishte shumë më i mirë në pjesën e parë të ndeshjes e ku arriti që të kalojnë në epërsi që në minutën e 29-të. Parejo bëri një pasim të mirë për lojtarin në formë të Villarreal, Moreno që shënoi një gol të bukur për nëndetësen e verdhë.

Villarreal kishte edhe disa mundësi të mira për të shënuar por nuk i shfrytëzoi si duhet rastet në pjesën e parë.

Manchester United ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e dytë e ku arriti barazimin qysh në 10 minutëshin e parë të kësaj pjese. McTominay goditi topin për gol por fuqia e tij u ndal disa herë para portierit për të përfunduar në këmbë të Cavanit, i cili shënoi gol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Deri në fund të ndeshjes, United sulmoi vazhdimisht dhe kishte disa herë mundësi për të kaluar në epërsi por nuk ia doli, kështu që fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet dy shtesa nga 15 minuta. 

(Kosova Sot Online)