Man United humbi shkaku i moskoncentrimit të De Geas

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 09:02
Man United humbi shkaku i moskoncentrimit të De Geas

Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.

120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Cavani për Manchester United.

Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë, pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë.

Kur radha i erdhi portierëve, aty u mbyll ky karval i penalltive.

Rulli i Villarreal e gjuajti penalltinë si të ishte një sulmues klasi, derisa ai që dështoi ishte David de Gea, e që i kushtoi Unitedit. De Gea dështoi më shumë edhe shkaku i mos koncentrimit para se të godasë topin, duke e gjuajtur shumë dobët. 

https://streamable.com/ohz05e

(Kosova Sot Online )