Chelsea do t’i shesë disa lojtarë për ta blerë Lukakun

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 12:53
Chelsea do t’i shesë disa lojtarë për ta blerë Lukakun

Chelsea është shumë i interesuar që ta rikthejë në “Stamford Bridge”, sulmuesin belg Romelu Lukaku.

“Sunday World” shkruan se drejtuesit e klubit nga Londra po planifikojnë të shesin pesë lojtarë, kryesisht rezervistë.

Kepa Arrizabalaga, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham, janë lojtarët që klubi anglez pritet t’i shesë gjatë verës.

Me parat nga shitja e këtyre futbollistëve, Chelsea planifikon ta blejë Lukakun.

Vlera e sulmuesit belg në faqet e specializuar për transferime është rreth 100 milionë euro.

Largimi i Lukakut nga Interi mund të ndodhë gjatë verës, edhe për faktin se të mërkurën u largua edhe trajneri Antonio Conte.

28-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2011 deri më 2014. Ai ishte paraqitur në vetëm 15 ndeshje, duke mos shënuar asnjë gol. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te West Bromi dhe Evertoni.

(Kosova Sot Online)