PSG pyet Milanin për Theo Hernandez

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 19:13
PSG pyet Milanin për Theo Hernandez

Paris Saint-Germain raportohet se ka biseduar me Milanin për një ofertë me Theo Hernandez, por ata ende janë larg arritjes së një marrëveshje

Interesin e tyre për një mbrojtës të majtë ata e kanë për rreth një vit, me kuqezinjtë që e kishin blerë atë nga Real Madridi për 21.5 milionë euro në verën e vitit 2019. Vlera e transferit të tij pothuajse është trefishuar derisa ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tetë asiste në 45 ndeshje garuese këtë sezon.

Faqja gjermane, 90 plus, ka thënë se PSG ka intensifikuar negociatat më të në ditët e fundit, të cilat janë konfirmuar edhe nga kryeredaktori i Bildit, Christian Fal. Megjithatë, ata thonë se Milan uk është dsuke ju ngutur për ta shitur atë pasi që ai ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2024.

23 vjeçari pritet që ta zgjat kontratën dhe do të këtë edhe një pagë të rritur, gjë të cilën e ka propozuar vetë Milan. 

(Kosova Sot Online)