Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Lojtarët si Mbappe duhet të rrinë në Francë

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 21:09
Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Lojtarët si Mbappe duhet të rrinë në Francë

Shefi i Federatës së Futbollit të Francë shpreson që fituesi i Botërorit, Kylian Mbappe nuk do të largohet këtë verë nga Parisi por të vazhdojë të fitojë më skuadrën nga Parc des Princes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet ka pranuar se ai dëshiron që Kylian Mbappe të mos largohet nga Paris Saint-Germain. Mbappe ka pasur edhe një sezon të mirë individual në PSG në sezonin 2020/21 ku ka shënuar 42 gola në 47 paraqitje për ekipin në të gjitha garat.

22 vjeçari fitoi me PSG Kupën e Francën dhe Trofeun e Kampionëve gjatë kësaj kohe, por e ardhmja e tij është e paqartë pasi që ai po hy në vitin e fundit të kontratës së tij të tanishme. La Great ka shprehur dëshirën e tij që Mbappe mos të largohet këtë verë dhe të vazhdojë qëndrimin e tij në Paris.  

FFF nuk dëshiron që Ligue 1 ta humbet një lojtar të kalibrit të tij, ka thënë ai për La Parisien. “Dëshiroj që ai të qendrojë në Francë dhe në PSG. Ai është i ri, PSG do të këtë shumë gara ku ai do ta sfidojë vetën. Nuk me shqetëson kjo gjë mua direkt, por lojtarët e nivelit të tillë, preferoj që të qëndrojnë me ne”.

“Preferenca e ime është shumë e qartë, sipas mendimit tim, është më mirë për të te qëndrojë”, ka thënë ai,  

Ish Presidenti i UEFA-së, MIchel Platini po ashtu e ka lavdëruar Mbappen dhe ndikimin e tij në futbollin francez derisa e ka krahasuar atë me disa herë fituesit e Topit të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Mbappe është më të vërtetë një lojtar i kompletuar. Ai mund të godet me këmbën e majtë dhe të djathtë, është i mençur, është shumë, shumë i shpejt në starte. Plus, ai është modest dhe nuk i ka hip fama mbi kokë”, ka thënë legjenda franceze për L’Equipe.

“Është po ashtu e vërtetë që ai ka mundësi që të ecë me kohën dhe le ta lëmë atë të vrapon. Sot, futbolli duhet të mbrojë lojtarë si Mbappe, Messi apo Ronaldo”.


(Kosova Sot Online)