Rashica po bëhet baba për herë të dytë, kjo është gjinia e bebit

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 23:50
Rashica po bëhet baba për herë të dytë, kjo është gjinia e bebit

Milot Rashica u bë baba për herë të parë një vit më parë dhe duet se do të bëhet përsëri

Kështu s’paku ka treguar në rrjetet sociale bashkëshortja e Milotit, Belkiz Kera. Ajo ka shkruar se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Madje, çifti ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë, që sipas tyre, është djalë.

Kështu ka shkruar Belkiz në Instagram derisa kujtojmë se ditë më parë Miloti dhe Belkizi festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre.

Kujtojmë se Rashica ka luajtur shumë pak këtë sezon në Werder Bremen. Lëndimi dhe disa probleme kanë përcjellur sulmuesin kosovar, të cilit ju ndalua që të luante me Kosovën nga klubi në gjysmëfinalen kundër Maqedonisë Veriore por edhe në disa ndeshje të Ligës së Kombeve.

Rashica pritet që të largohet nga Werder Bremen gjatë verës pasi që skuadra e tij ka rënë nga liga derisa thuhet se Werder janë të gatshëm ta lënë atë të largohet për 15 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)