Mendes në bisedime me PSG-në për Ronaldon

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 11:15
Mendes në bisedime me PSG-në për Ronaldon

Ronaldo mund të përfundojë në PSG. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain, për të diskutuar për mundësinë që CR7 të transferohet në PSG. Momentalisht, siç raportohet në Itali, PSG është e koncentruar në të ardhmen e Kylian Mbappe dhe nuk po mendon për operacione të tjera, por gjithashtu as nuk e kanë përjashtuar si mundësi.

Gjithashtu raportohet se CR7 mund të rikthehet edhe te ish klubi, Sporting Lisbona. Ronaldo e mbylli sezonin e tretë me Juven me 36 gola në 44 paraqitje. Në total, gjatë tri sezoneve në Itali, ai ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 101 gola.

(Kosova Sot Online )