Sterling para finales së Champions League: “E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja”

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 15:55
Sterling para finales së Champions League: “E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja”

Raheem Sterling e sheh Manchester Cityn të pandalshëm para ndeshjes kundër Chelsea në finalen e së shtunës në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiola po luan në një finale evropiane për herë të parë në histori.

Sterling beson në skuadrën e tij, pavarësisht se City humbi dy ndeshjet e fundit kundër Blueve të Thomas Tuchel. “E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja të jem i sinqertë”, tha 26-vjeçari. “Është një ndeshje ku pres një provë të vështirë, po pres gjithashtu që ne t’i shkojmë deri në fund”. “Unë mendoj se kampi është mjaft i relaksuar”. 

(Kosova Sot Online )