Italia e shkatërron San Marinon në miqësore, ia shënon shtatë gola
Italia ka triumfuar në miqësore ndaj San Marinos e zhvilluar në “Sardegna Arena” të Cagliarit me rezultat të thellë 7:0.
Ky ishte një test i “Azzurëve” para fillimit të Kampionatit Evropian.
Festivalin e golave e nisi Bernardeschi në minutën e 32-të, për ta vazhduar Ferrari dy minuta më vonë, e që ishte rezultati i pjesës së parë.
Në të dytën, Italia shënoi edhe pesë gola tjerë. Politano shënoi në minutën e 49 për 3:0.
Pastaj, Belotti e vazhdoi festën për 4:0, për ta vazhduar Pessina e Politano në minutat 75 dhe 77.
Tre minuta para fundit, Pessina shënoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të shtatin për Italinë.
Italia e luan ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian më 11 qershor ndaj Turqisë.
(Kosova Sot Online)
