Alaba flet si lojtar i Realit: “Mezi po pres ta vesh fanellën e bardhë”

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 10:17
Alaba flet si lojtar i Realit: “Mezi po pres ta vesh fanellën e bardhë”

David Alaba zyrtarisht është lojtar i Real Madridit.Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2026. Alaba do të fitojë 12 milionë euro neto në sezon te Reali. Mbrojtësi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pasi u zyrtarizua si lojtar i Realit.

“Kam lënë një klub special për një tjetër special. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që i jam bashkuar Real Madridit. Pas shumë vitesh në Munich, do të provojë një aventurë të re dhe do të jap gjithçka për të vazhduar historia e një klubi të veçantë”, shkroi ai në Twitter.

“Nuk më pritet që të luaj ndeshjen e parë me fanellën ikonike të bardhë para gjithë fansave të Madridit. Jam i sigurt se kjo aventurë do të jetë e suksesshme”.

Alaba ka fituar 27 trofe me Bayernin në Gjermani. 

(Kosova Sot Online )