Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë në Serie A, Ronaldo sulmuesi më i mirë

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 09:08
Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë në Serie A, Ronaldo sulmuesi më i mirë

Romelu Lukaku i Interit është zgjidhur lojtari më i mirë i vitit në Serie A për sezonin 2020/21.

Sulmuesi belg i shënoi 24 gola dhe i dhuroi 11 asiste këtë sezon, për ta ndihmuar Interin ta fitojë titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve. Lukaku nuk ishte lojtari i vetëm i Interit që mori çmim të hënën mbrëma, pasi bashkëlojtari i tij Nocolo Barella u vlerësua me çmimin mesfushori më i mirë i vitit. Gianluigi Donnarumma u zgjodh portieri më i mirë i vitit, pasi i ndihmoi Milanit të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas plot shtatë vjetëve.

Cristian Romero i Atalantës u zgjodh mbrojtësi më i mirë i vitit në një garë të ngushtë me mbrojtësit e Interit.

Ndërsa, sulmuesi më i mirë u zgjodh Cristiano Ronaldo i Juventusit. 36-vjeçari i shënoi 29 gola në 33 ndeshje në ligë dhe i ndihmoi bardhezinjve ta fitojnë Kupën e Italisë dhe Superkupën me tri gola në dy finalet.

Më të mirët e Serie A 2020-21

Lojtari më i mirë nën 23 vjeç: Dustan Vlahovic (Fiorentina)

Portieri më i mirë: Gianluigi Donnarumma (Milan)

Mbrojtësi më i mirë: Cristian Romero (Atalanta)

Mesfushori më i mirë: Nicolò Barella (Inter)

Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (Juventus)

MVP: Romelu Lukaku (Inter)

(Kosova Sot Online )