Dallim i madh në vlerë mes Kosovës dhe San Marinos

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 16:40
Dallim i madh në vlerë mes Kosovës dhe San Marinos

Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator. Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet. Sipas Transfermarkt, vlera e Kosovës kap shifrën e 61.38 milionë eurove, ndërsa San Marino nuk shkon as në 1 milion. Vlera e tyre është 860 mijë euro.

Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.

(Kosova Sot Online )