Kosova – San Marino, starton ndeshja në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 18:13
Kosova – San Marino, starton ndeshja në “Fadil Vokrri”

Ka startuar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe San Marinos në stadiumin “Fadil Vokri”.

Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator.

Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor. 

(Kosova Sot Online)