Muriqi nuk po e mendon largimin nga Lazio: “Kam edhe katër vite kontratë”

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 20:21
Muriqi nuk po e mendon largimin nga Lazio: “Kam edhe katër vite kontratë”

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka thënë se do të respektojë kontratën me Lazion.

Ai lidhet me një largim nga klubi italian dhe rikthim në Turqi, por nuk, zbuloi diçka më shumë pas katër golave që i shënoi në Fadil Vokrri San Marinos.

“Nuk prita kaq shumë gola, sepse më shumë fokusohem të luajë për ekipin, por meqë shënova natyrisht i lumtur”, tha ai/

“Edhe pse luajtëm me San Marinon, kishim nevojë për fitore pas asaj serie jo të mirë. Sot kemi mësuar se jemi të mirë më topin, mund të krijojmë më shumë raste. Fatkeqësisht morën atë gol në fund, por shpresojmë që me Maltën të kapim ritmin dhe të vazhdojmë kështu”.

“Asgjë nuk varet nga unë, asgjë nuk është në dorën time. Lazio ka investu shumë, kështu që ata e dinë se çfarë bëjnë, unë skam shumë të drejtë të flas, jam lojtar i Lazios dhe kam edhe katër vite kontratë dhe përderisa kam kontratë do të jap më të mirën për Lazion”.

“Unë kam kontratë dhe kur të nisin parapërgatitjet do të jem në Romë”. 

(Kosova Sot Online)