“Nder dhe krenari ta vesh këtë fanellë të shenjtë” – Fazliji i lumtur që luan për Kosovën

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 11:48
“Nder dhe krenari ta vesh këtë fanellë të shenjtë” – Fazliji i lumtur që luan për Kosovën

Betim Fazliji ndihet u privilegjuar krenar që e ka mundësinë ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, pas fitores 4:1 kundër San Marinos në një ndeshje miqësore të martën në Prishtinë. Fazliji luajti 90 minuta në fitoren e Kosovës 4:1 kundër San Marinos, falë katër golave të Vedat Muriqit në Stadiumin Fadil Vokrri. Qendërmbrojtësi i St. Gallen ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në fanellën e Kosovës, megjithatë ai ka mundur ta ndiejë peshën e saj në dy takime miqësore. Në një reagim në Instagram një ditë pas fitores, Fazliji shkroi: “Nder, privilegj dhe krenari me vesh këtë fanellë të shenjtë”. 

22-vjeçari debutoi për në fund të vitit të kaluar, në humbjen 2:1 kundër Shqipërisë në një ndeshje miqësore në Elbasan. Ai u ftua për ndeshjet hapëse kualifikuese për Kupën e Botës në mars, në humbjet kundër Suedisë dhe Spanjës, por nuk luajti asnjë minutë. Fazliji do të ketë mundësi të luajë sërish të enjten kundër Maltës në një ndeshje tjetër miqësore të Kosovës këtë muaj në Austri. 

(Kosova Sot Online )