“Nuk e di se çfarë po ndodh mes klubit dhe Ramosit, do të flas me lojtarin”

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 18:56
“Nuk e di se çfarë po ndodh mes klubit dhe Ramosit, do të flas me lojtarin”

Carlo Ancelotti është prezantuar te Real Madridi.

Trajneri italian është pyetur disa herë për të ardhmen e Sergio Ramos, që është me një këmbë jashtë Real Madridit.

Në asnjë çast, ai nuk e përmendi qëndrimin e kapitenit, diçka që jep sinjale për marrëdhënie të prishura mes tij dhe numrit një të klubit, Florentino Perez, të cilët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Ai ka deklaruar se si t’i jepet rasti i parë, do të flasë me kapitenin.

“Ramos është lojtar shumë i rëndësishëm për Madridin. Ka qenë në të gjitha arritjet e klubit. Do të flas me të. E di se po merret me rinovimin, por nuk i di detajet. Kur t’i di, mund të them diçka më shumë”, deklaroi Ancelotti.

(Kosova Sot Online)