Zyrtare: Ruben Dias, lojtari i sezonit n’Premierligë

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 13:03
Zyrtare: Ruben Dias, lojtari i sezonit n’Premierligë

Ruben Dias është zgjedhur lojtari më i mirë në Premierligë për sezonin 2020/21.

Në sezonin e parë në Angli, Ruben Dias ka arritur që t’i mposhtë më të mëdhenjtë e Premierligës, duke marrë epitetin e futbollistit më të mirë në Angli për sezonin që lamë pas.

Dias ka bërë 32 paraqitje me Manchester Cityn në Premierligë në sezonin debutues, duke shënuar një gol.

Në total, ai në sezonin 2020/21 ka bërë 50 paraqitje.

Dias arriti që të mposhtë Harry Kanen, Mohamed Salahun, Mahrezin, De Bruynen për ta marrë çmimin e futbollistit më të mirë.

(Kosova Sot Online)