Grushte, kacafytje, fishekzjarrë – ShBA shpallet kampion i CONCACAF pasi mposhti Meksiken

  • S.A /
  • 07 June 2021 - 10:45
Grushte, kacafytje, fishekzjarrë – ShBA shpallet kampion i CONCACAF pasi mposhti Meksiken

Finalja e Ligës së Kombeve CONCACAF midis ShBA dhe Meksikës u bë shumë, shumë pikante natën e kaluar – me goditje dhe fishekzjarrë të hedhura, si dhe me një seri ndërhyrjesh të ashpra.

Ylli i Chelseat dhe kapiteni i USMNT, Christian Pulisic që shënoi golin e fitores në minutën e 115-të ndërsa skuadra e Gregg Berhalter triumfoi me rezultat 3-2 në kohën shtesë.

Andres Guardado i Meksikës e humbi penalltinë, pasi ajo u ndalua nga portieri Ethan Horvath në kohën shtesë dhe më pas meksikani u bë lojtari i tetë që pranoi një karton të verdhë pas veprimeve të tij. 

Një numër përleshjesh shpërthyen në 90 minuta, duke përfshirë një përplasje të nxehtë vonë, kur Weston McKinnie i Juventusit u kap me Hector Herreran e Atletico Madridit.

Kishte gjithashtu jo më pak se tre rishikime në VAR gjatë 120 minutave. 

Përplasjet në stadiumin ‘Sports Authority Park’ në Denver Colorado, ishin tepër të vështira për gjyqtarin për të kontrolluar dhe nuk ishte befasi që edhe një përplajse shpërtheu në fund të kohës shtesë.

Takimi ishte më e dhunshme sesa ndeshja e boksit mes Logan Paul e Floyd Mayweather që ndodhi në Miami të njëjtën natë – dhe ndoshta kishte edhe më shumë grushte. 

 

 

 

 

(Kosova Sot Online )