Sergio Ramos është “zhdukur”

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 17:03
Sergio Ramos është “zhdukur”

Sergio Ramos vazhdon të jetë më shumë jashtë se sa brenda Real Madridit.

Pasi mungoi në prezantimin e fanellave, kapiteni i Los Blancos tani nuk është shfaqur as në banerin para dyqanit zyrtar të klubit.

Nuk ka pasur asnjë diskutim të vetëm për rinovimin që nga dita kur Ramos i tha Florentino Perezit “planifikojë sezonin pa mua”, siç raporton “El Chiringuito”.

Ramos ka disa javë që s’ka komunikuar asgjë me presidentin dhe rinovimi është i ngrirë që kur kapiteni nuk pranoi një vit kontratë dhe ulje të rrogës deri në 10%.

Në Spanjë e quajnë si punë të kryer largimin e tij, që i kanë mbetur vetëm edhe disa ditë në kontratë dhe do të jetë i lirë nga 30 qershori.

Reali më shumë është duke menduar si ta përshëndesë kapitenin, sepse për rinovimin duket tashmë e pamundur, duke parë kokëfortësinë e Ramos.

35-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2005.

Deri sot, ai ka bërë 671 paraqitje dhe pavarësisht se është qendërmbrojtës, besoni apo jo, ka shënuar 101 gola me fanellën e Madridit. 

(Kosova Sot Online)