Rrallë ka ndodhur kjo në futboll, Kubo i Realit shënon gol duke turpëruar 4 lojtarë

  • S.A /
  • 12 June 2021 - 12:10
Rrallë ka ndodhur kjo në futboll, Kubo i Realit shënon gol duke turpëruar 4 lojtarë

Kubo ka shkëlqyer në fitoren e Japonisë ndaj Jamaicas. Talenti i Real Madridit ka shënuar një gol në fitoren 4-0 të Japonisë. 

Ai realizoi golin e parë. E veçanta e këtij goli është se para se të hyjë topi në rrjetë, me goditjen e tij, Kubo arriti që t’ia fusë topin nën këmbë 3 futbollistëve dhe portierit.

Takefusa Kubo, tashmë 20-vjeçar, është huazuar te tri klube dy sezonet e fundit, te Malloraca, Villarreal dhe Getafe – por në asnjërën prej tyre nuk ka arritur që të tregojë talentin e tij.

Sido që të jetë, ai do të kthehet në Madrid për parasezon me Carlo Ancelottin, i cili në fund do të vendosë nëse do ta mbajë apo do të huazohet sërish te ndonjë klub tjetër.

https://streamable.com/a50k40

(Kosova Sot Online )